Sipas njoftimit, avioni hyri në një zonë me kushte të këqija atmosferike, të shkaktuara nga stuhia tropikale Octave, e cila po i afrohet brigjeve meksikane. Operacioni për kërkimin e avionit u ndërpre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta derisa moti të përmirësohet.

Shtatë shtete meksikane, duke përfshirë Baja California Sud, ku u zhduk avioni, kanë deklaruar gatishmërinë e plotë për stuhinë.