Të paktën 20 persona humbën jetën dhe mbi 25 të tjerë u plagosën.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 5 km nga komuna e Balilihan në ishullin e Bohol-it. Vatra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 56,8 km. Nuk ka kërcënim cunami.

Viktima pati në ishujt e Bohol-it dhe Cebu. Atje pati shembje të ndërtesave, duke përfshirë edhe një nga spitalet më të mëdha dhe çatinë e tregut të peshkut në portin e Cebu. Ndërtesat e aeroporteve në të dy ishujt janë dëmtuar. Fluturimet me destinacion këta ishuj, si dhe nga këta ishuj janë anuluar.