Autoritetet e kryeqytetit rus njoftojnë se situata në zonën e xhamisë është e qetë. Lëvizja e automjeteve në disa nga rrugët përreth është bllokuar.

Autoritetet e Moskës kanë premtuar më parë se do të ndalojnë çdo shkelje gjatë festimeve dhe u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin provokimet e mundshme në lidhje me ngjarjet në zonën e Birjulevos dhe intolerancën në rritje kundër emigrantëve, shumica dërrmuese e të cilëve janë myslimanë.

Të dielën disa qindra njerëz organizuan një protestë me parulla kundër emigrantëve, e cila përshkallëzoi në trazira masive.