"Regjimi iranian ndodhet nën presionin e madh të sanksioneve dhe përpiqet dëshpërimisht të arrijë anulimin e tyre. Megjithatë, sanksionet nuk duhet të zbuten, kur është aq e afërt arritja e qëllimit të negociatave", - thuhet në një deklaratë të autoriteteve izraelite.

Izraeli mendon se tani ekziston një mundësi e madhe për të arritur zgjidhjen diplomatike, e cila do t’i japë fund programit iranian për zhvillimin e armës bërthamore. Megjithatë, ai mund të realizohet vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare nuk do të zbusë para kohe sanksionet aktualisht vepruese.