Ai njoftoi se ekspertët e AFML-së zhvilluan një ekspertizë të hollësishme të materialit biologjik, të përftuar nga mbetjet e zhvarrosura të trupit të Yasser Arafat në nëntor të vitit 2012, dhe nuk gjetën asnjë gjurmë të kësaj substance.

Të hënën, më 14 tetor, gazeta ruse "Kommersant" (russ. "Коммерсанть") me referim tek burimet e veta, njoftoi se hetimi zyrtar në lidhje me vdekjen e Liderit palestinez ka përfunduar dhe lejoi të arrihet në përfundimin se Yasser Arafat ishte helmuar me polonium.