Në vitin 2012 dy vajza, përkatësisht 13 dhe 14 vjeçare, dyshohet se u përdhunuan nga disa të rinj 17-vjeçarë. Akuzat e ngritura kundër njërit prej adoleshentëve, i cili është djali i një politikani lokal me pozitë të lartë, u tërhoqën, edhe pse djemtë pranuan se kanë kryer me dhunë marrëdhënie seksuale me vajzat.

Hakerët kanë publikuar një deklaratë natën në të gdhirë të së martës, në të cilën paralajmëruan se do të dalin vetë në mbrojtje të vajzave, nëse autoritetet nuk do t'i dënojnë fajtorët. Hakerët nuk kanë saktësuar se çfarë masash kanë ndërmend të marrin ata.