Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë të banuar një orë para fillimit të ndeshjes mes Etiopisë dhe Nigerisë. Në godinën e banimit në fjalë u gjetën lëndë eksplozive, armë, granata dore dhe bluza me ngjyrat e ekipit kombëtar të Etiopisë. Tre të dyshuar të tjerë në përgatitjen e shpërthimit u arrestuan.

Grupi islamik somalez "Al-Shabaab" pati premtuar më parë se do të hakmerrej ndaj Etiopisë për atë që ky vend ka dërguar trupat e veta në Somali për të luftuar kundër militantëve.