Sipas të dhënave të hetuesve, bordelloja funksiononte që nga viti 2007, atje punonin një duzinë prostitutash. Informacioni në lidhje me faktin nëse ishin pjesë e bordellos nxënëset e shkollës nuk bëhet i ditur. Megjithatë dihet se mësuesja "punonte shumë me vajzat e shkollës në aktivitetet jashtëshkollore, duke përfshirë këtu edhe argëtimin në klubet e natës".

Mësuesja rrezikon të përballet me dënimin me heqje lirie për një afat deri në 10 vjet si dhe me konfiskimin e pasurisë. Gjimnazi numër 13 i Minskut konsiderohet si një nga shkollat më të mira në vend.