Për këtë njofton "Bloomberg" me referim tek një burim i paidentifikuar.

Në veçanti, zyrtarët diskutuan veprimet e kundërpërgjigjes ndaj default-it të mundshëm të SHBA-së gjatë mbledhjes vjetore të FMN-së, e cila u mbajt fundjavën që sapo kaloi në Uashington.

Të ardhurat në llogaritë e Ministrisë së Financave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç pritet, do të përfundojnë deri në 17 tetor. Departamenti në fjalë nuk do të mund të marrë dot hua pas fillimit të kësaj periudhe, pasi Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të miratojnë ligjin për rritjen e tavanit të borxhit.