Anas Al-Libi u mor në pyetje në bordin e një anije të Forcave Ushtarako-Detare amerikane, e cila e transportoi atë në Amerikë për paraqitjen e aktakuzave. Ai është akuzuar për përfshirje në shpërthimet pranë ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998.

Në fillim të tetorit forcat speciale të Forcave Ushtarako-Detare amerikabe kryen operacione në Somali dhe Libi, qëllimi i të cilave ishte kapja e islamistëve me ndikim. Operacioni në Somali dështoi.