"Gjatë arrestimit të prishësve të rendit publik u plagosën 6 policë. Katër prej tyre iu ofrua ndihma mjekësore në vend, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë dhe u dërguan në spital", - njoftoi një përfaqësues i policisë së Moskës.

Trazira janë regjistruar edhe në verilindje të Moskës, ku u arrestuan rreth 60 protestues.

Për shkak të ngjarjeve në Birjulevo u vunë në alarm të gjithë efektivët e policisë së Moskës. U njoftua se në qytet u rivendos rendi publik.