Një mjet shpërthyes u vendos në katin e parë të një godine banimi, në dritaren e banesës së një bashkëpunëtori të shërbimit të tatimeve. Personi në fjalë - serb me origjinë, së bashku me gruan e tij në momentin e shpërthimit ndodhej në apartament, por askush prej tyre fatmirësisht nuk u lëndua. Motivi i sulmit mbetet i panjohur.

Bomba u ka shkaktuar dëmtime të mëdha disa ndërtesave dhe të pakten një prej makinave të parkuara aty pranë. Në vendin e shpërthimit mbërritën oficerët e policisë, Misioni i Bashkimit Evropian në fushën e sundimit të ligjit dhe ruajtes së rendit (EULEX) nën udhëheqjen e NATO-s në Kosovë (KFOR).