Shkaqet e sakta të vdekjes së Hijuelos nuk janë bërë të ditura. Sipas rrëfimit të gruas së tij Lori Marie Carlson për gazetën "The New York Times", shkrimtari ndërroi jetë gjatë kohës kur po luante tenis.

Çmimin prestigjioz ai e mori në vitin 1990 për romanin e tij të dytë "The Mambo kings play songs of love", në bazë të të cilit më vonë u xhirua filmi hollivudian "Mambo Kings" me Antonio Banderas në një nga rolet kryesore.