Në fund të ndeshjes që ekipi i Kansas-it zhvilloi me "Oakland Reydars" në stadiumin "Arrowhead" në shtetin e Misurit, përfaqësuesit e Librit të Rekordeve Guinness regjistruan një zhurmë prej 137.5 decibel.

Zhurma e krijuar është pothuajse një decibel më e lartë se rekordi i mëparshëm, i regjistruar më herët këtë vit në një tjetër ndeshje futbolli amerikan. Zhurma e këtij niveli është në prag të shkaktimit të dhimbjeve të aparatit dëgjues.

Trajneri kryesor i ekipit tha se në stadium kishte ulërima të tilla saqë tronditej toka.