Katër turistë janë hospitalizuar në gjendje kritike, ndërkohë që janë plagosur edhe 30 turistët e tjerë francezë.

Me autobusin, sipas të dhënave të policisë, u përplas me shpejtësi të madhe një kamion, i cili po ecte në korsinë e kundërt me drejtimin e tij. Autobusi po udhëtonte nga hoteli Marugarh në Jodhpur.

Jodhpur - qyteti i dytë më i madh i Rajasthan dhe një nga vendet më popullore në mesin e turistëve. "Qyteti bojqielli", i cili është quajtur kështu për shkak të ngjyrës së veçantë të shtëpive, është i famshëm për kalatë dhe tempujt e tij.