Siç njofton, duke cituar burimet e veta gazeta "Kommersant", ekspertët konfirmuan se lideri palestinez ndërroi jetë si pasojë e helmimit me polonium.

Sipas të dhënave të gazetës ruse, rezultatet e ekzaminimit iu dorëzuan të vesë së Arafat, Suha Arafat. Ajo do të duhet të vendosë se çfarë të bëjë me këto të dhëna dhe nëse ato do të bëhen publike zyrtarisht.

Ekzaminimi i eshtrave të Arafatit u krye nga ekspertë francezë, zviceranë dhe rusë.