Sipas deklaratës së Lagarde në një intervistë për kanalin televiziv amerikan ABC, default-i në SHBA "mund të çojë në një dështim masiv në të gjithë botën".

Ministria e Financave e SHBA-së do të fillojë ta përjetojë mungesën e mjeteve financiare të enjten, nëse nuk do të ngrihet tavani i borxhit.

Të shtunën demokratët dhe republikanët për herë të parë brenda disa javëve zhvilluan negociata të drejtpërdrejta në Senat, por ende nuk ka dëshmi të ndonjë përparimi të rëndësishëm. Lagarde u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të marrin masat e nevojshme.