Ai theksoi se sipas mendimit të tij, Presidenti aktual i Sirisë, Bashar Al-Assad duhet të largohet nga posti i vet.

"Ne mendojmë se Presidenti Bashar Al-Assad e ka humbur legjitimitetin e nevojshëm për bashkimin e njerëzve. Për vendosjen e paqes në vend nevojitet një qeveri kalimtare", - deklaroi John Kerry pas një takimi me të Dërguarin e Posaçëm të OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

Megjithatë, Sekretari i Shtetit Amerikan shprehu shpresën se data e bisedimeve të paqes në Gjenevë do të përcaktohet sa më shpejt të jetë e mundur.