Sipas Fazelit, përgatitja për dërgimin e primatit në hapësirën kozmike ​​ka përfunduar, eksperimenti mund të kryhet në fund të muajit të ardhshëm.

Në janar të këtij viti Irani lëshoi një raketëmbajtëse, për të dërguar në orbitë të ashtuquajturën "kapsulën e jetës", - pajisje në bordin e së cilës ndodhej një majmun.

Lëshimi i primatëve drejt kozmosit është pjesë e projektit përgatitor për fluturimin në hapësirën kozmike të njeriut. Ky fluturim është planifikuar të kryhet në 5-8 vitet e ardhshme.