Në mbështetje të vendimit të Qeverisë gjyqtari deklaroi se fjala "Allah" nuk është pjesë integrale e fesë së krishterë, dhe nëse ajo do të përdoret nga jomyslimanët, atëherë ajo mund të shkaktojë konflikte në shoqëri.

Myslimanët konservatorë e përshëndetën vendimin e gjykatës, ndërsa përfaqësuesit e fesë së krishterë të Malajzisë deklarojnë se ata e kanë përdorur për shekuj me radhë fjalën arabe, e cila u shfaq para lindjes së Islamit, dhe kanë ndërmend ta kundërshtojnë vendimin.