"Gjithsej plagë të shkallëve të ndryshme morrën 23 persona. Njëmbëdhjetë prej tyre u dërguan në spitale, ndërsa qytetarëve të tjerë u është caktuar trajtim ambulator", - njoftoi një burim në sistemin shëndetësor të Moskës.

Ndër personat e shtruar në spital janë 5 anëtarë të forcave policore të OMON (njësi speciale mobile e policisë) dhe 5 emigrantë nga ish-republikat sovjetike, të cilët u bënë viktima të sulmeve të dhunshme të protestuesve.