Mediat lokale njoftojnë gjithashtu se ekstremistët ditën e premte u përpoqën të hedhin në erë edhe automjete të tjera ushtarake të blinduara.

Numri i akteve terroriste dhe sulmeve të militantëve në Egjipt është rritur shumë që nga fillimi i korrikut të këtij viti, pasi ushtria përmbysi nga pushteti Presidentin islamist Mohammed Mursi. Situata më e vështirë vazhdon të ruhet në veri të Sinait, ku veprojnë grupe të shumta xhihadiste.