Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, Rusia mirëpret procesin e zbatimit të vendimeve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) dhe Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për marrjen nën kontrollin ndërkombëtar të rezervave të armëve kimike në Siri me qëllimi shkatërrimin e mëvonshëm të tyre. Rusia mbështet gjithashtu "vazhdimin e kësaj pune në mënyrë të qartë, në përputhje me planin, pa asnjë anashkalim të tij", - shtoi Ministri rus.