Shkaqet e vdekjes së saj nuk bëhen të ditura.

Në verën e vitit 2012 de Villota, e cila ishte pilote e ekipit rus "Marussia" të "Formula-1", u përfshi në një aksident të rëndë gjatë xhirove provë në pistën britanike të Duxford. Pilotja e "Formula-1" iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikale si dhe humbi syrin e djathtë.