Malala Yousufzai në blogun e saj në Internet ka kritikuar lëvizjen radikale "Taleban" dhe ka mbrojtur të drejtën e vajzave për arsim.

Aktivistja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga Pakistani javën e kaluar u nderua me Çmimin "Anna Politkovskaja", ndërkohë që në shtator Universiteti i Harvardit i dha asaj titullin "Humanisti i vitit".