Pranë një pike kontrolli në qytetin El-Arish u hodh në erë një makinë bombë. Edhe 5 ushtarakë të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit dënoi vendimin e administratës së SHBA-së për të reduktuar vëllimin e ndihmës për vendin. Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Jashtme deklaroi se Kajro "nuk do të dorëzohet nën presion amerikan".

Ditën e mërkurë Uashingtoni njoftoi mbi reduktimin e ndjeshëm të ndihmës ushtarake dhe financiare për Egjiptin, përmasa e së cilës aktualisht është rreth 1.3 miliardë $.