Me ndihmën e një substance kimike shkencëtarët për herë të parë arritën të ndalnin plotësisht vdekjen e qelizave të trurit.

Studimi i kryer tek minjtë u botua në revistën Science Translational Medicine.

Shkencëtarët theksojnë se trajtimi mjekësor për njerëzit do të jetë i mundur së paku pas 10 vjetësh. Studimi i kryer nga shkencëtarët do të ndihmojë për të trajtuar sëmundjet e Alzheimer-it, Parkinsonit dhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative.