Dhe ky rrezik vazhdon të mbetet real", - u tregoi gazetarëve televizivë rusë avokati Anatoli Kuçerena (Anatolij Kucherena), duke shtuar se jetesa e Snowden në Rusi është mjaft modeste.

Kuçerena tha gjithashtu se sot, gjatë rrugës për në studion televizive në Moskë, atë vetë dhe të atit e Edward-it - Lonnie Snowden, i cili mbërriti në kryeqytetin rus për t’u takuar me djalin e tij, e ndoqën pesë automjete të paidentifikuara.

Ndër të tjera, Anatoli Kuçerena vuri në dukje se ish-bashkëpunëtori i Shërbimit të Inteligjencës të SHBA-së, të cilit iu dha azil politik në Rusi për një vit, nuk po negocion me vendet e tjera për marrjen e azilit.