Për shkak të stuhive të shpeshta në atmosferat e këtyre planeteve, hidrokarburet nën ndikimin e kombinimit të veçantë të temperaturës dhe presionit, shndërrohen në mikrodiamante, të cilat bien në formë "shiu" dhe zhvendosen në drejtim të bërthamës së gjigandëve. Këtu ato shkrijnë dhe shndërrohen në lëng, një pjesë e të cilit kthehet në atmosferë dhe bëhet diamant. Diamantet mund të rriten falë shtimit nga bërthama e planeteve.