"Ata janë shpallur fajtorë për vrasjen e dhjetëra qytetarëve dhe për krime kundër sigurisë dhe stabilitetit në vend", - transmetojnë mediat deklaratën e Ministrit të Drejtësisë së Irakut.

Dënimi me vdekje në Irak, si masa më të lartë e dënimit për krime veçanërisht të rënda, është rivendosur nga qeveria e përkohshme e vendit në vitin 2004. Para kësaj ai u anulua pas përmbysjes së regjimit të Sadam Hussein. Ekzekutimet në Irak, si rregull, kryhen nëpërmjet varjes në litar.