Kryeministri i Libisë u arrestua nga njerëz të armatosur herët në mëngjes në "Corinthia Hotel" në Tripoli.

Sipas informatave të mediave, rreth orës 5 të mëngjesit në hotel mbërritën disa furgona, në të cilët ndodheshin rreth 150 persona të armatosur. Ata rrethuan ndërtesën, disa prej tyre morrën ashensorin për në katin e 21-të, ku kishte qëndruar Zeidan, e nxorrën atë nga hoteli së bashku me dy truprojat, i futën në një nga furgonat dhe u larguan.