Më parë Ukraina njoftoi se planifikon të nënshkruajë marrëveshjen me BE-në në Samitin e "Partneritetit Lindor", i cili do të mbahet në Vilnius më 28-29 nëntor. Data e saktë e finalizimit nuk bëhet e ditur.

Nga ana e vet, Kreu i përfaqësisës së BE-së në Rusi, Vygaudas Usackas, vuri në dukje se BE-ja shpreson për një integrim më të madh edhe me Moldavinë dhe Gjeorgjinë.