Gjatë bisedës së shkurtër private me korrespondentin Lon Snowden rrëfeu se ai e njeh dhe e dëgjon shpesh Radiostacionin "Zëri i Rusisë".

Përveç kësaj Lon Snowden deklaroi në një intervistë me gazetarët televizivë rusë se ai do të dëshironte të shikonte Moskën dhe qytete të tjera ruse.

"Moska është një qytet madhështor. Kam studiuar historinë e Rusisë dhe shpresoj se do të kem mundësinë për të udhëtuar në të gjithë vendin", - tha Lon.