"Libianët kanë nevojë për urtësi dhe jo eskalim", - deklaroi ai.

Kryeministri nuk i ka saktësuar detajet e rrëmbimit të tij.

Herët në mëngjes të enjten Ali Zeidan u nxorr me forcë nga një hotel në Tripoli dhe u çua në një drejtim të paditur, por që paradite ai u lirua.

Përgjegjësinë për këtë "operacion" e mori mbi vete "Qendra e komandës së revolucionarëve të Libisë" dhe Departamenti për luftën kundër krimit i Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit. Në të njëjtën kohë Prokuroria e Përgjithshme e Libisë, si dhe Ministria e Drejtësisë, përgënjeshtruan informacionin mbi lëshimin e një urdhër-arresti për Ali Zeidan.