Përveç kësaj në dokument theksohet se SHBA-ja do të vazhdojë të ndihmojë Egjiptin në fushën e kontrollit kufitar, luftën kundër terrorizmit dhe garantimin e sigurisë në Gadishullin e Sinait, si dhe do të vazhdojë të furnizojë me pjesë këmbimi forcat ushtarake të Egjiptit dhe do të ndihmojë në "trajnimin dhe përgatitjen" e tyre.