Qyteti i parë rus që priti zjarrin olimpik pas Moskës ishte Kollomna, më pas stafeta vazhdoi në Odincovo. Më tej simboli i Lojrave Olimpike të vitit 2014 do të vizitojë çifligun-muze "Arhangelskoje" dhe qytetet Krasnogorsk dhe Dmitrov.

Para fillimit të Lojrave Olimpike të vitit 2014 zjarri olimpik do të vizitojë të gjitha 83 rajonet e Federatës Ruse, do të dërgohet në orbitën e Tokës dhe do të zhytet në liqenin Bajkal. Stafeta do të përfundojë më 7 shkurt në Soçi, ditën kur do të fillojnë Lojrat Olimpike Dimërore.