Sipas njoftimeve të mediave, operacioni për arrestimin e keqbërësit, i cili më 8 tetor telefonoi në polici dhe kërcënoi t’ju bëjë keq fëmijëve të politikanit, u zhvillua më 9 tetor në mbrëmje nga efektivët e policisë së Beogradit dhe qytetit Çaçak.

Kundër personit në fjalë është ngritur çështje penale në bazë të nenit "kërcënimi i sigurisë". Të arrestuarit iu konfiskua telefoni, nga i cili bëri telefonatën, si dhe 11 karta SIM.