Edward Snowden, i cili bëri publik në media informacionin rreth programit global të përgjimit të shërbimeve speciale amerikane, mori azil të përkohshëm në Federatën Ruse. Snowden akuzohet në Shtetet e Bashkuara për zbulimin e informacionit të klasifikuar.

Lonnie Snowden më parë pati deklaruar në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për të parë Edward-in. "Unë e dua djalin tim, jam krenar për të dhe dua që ai të jetë i sigurt dhe i lirë", - tha Lone gjatë një konference shtypi të shkurtër në aeroportin e Moskës.