"Konferenca për shtyp do të zhvillohet, por jo sot, pasi Lon Snowden është i lodhur pas udhëtimit dhe kryesorja për të është takimi me djalin e tij", - u tha gazetarëve avokati Anatoli Kuçerena, i cili përfaqëson interesat e Edward Snowden në Rusi. Kuçerena theksoi gjithashtu se ka mundësi që së shpejti të afërm të tjerë të Edward-it të vizitojnë Rusinë.

Ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden akuzohet në SHBA për zbulimin e paligjshëm të informacionit të klasifikuar. Ai mori azil politik në Rusi për një vit.