"Për opozitën këtu ka më shumë probleme se sa përgjigje", - shtoi ai. Aleksandër Llukasheviç tha gjithashtu se Moska ka dërguar në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) një listë me emrat e 13 inspektorëve rusë për përfshirje në misionin e shkatërrimit të armëve kimike në Siri.

Ndërkohë grupi i inspektorëve të ONAK-ut dhe OKB-së vizitoi 3 objekte në Siri, njoftojnë mediat. Tani ekspertët duhet të vizitojnë edhe 20 objekte të tjera.