"Pushteti i militantëve në vend të pushtetit të popullit: në Libi persona të panjohur rrëmbyen Kryeministrin për arsye të panjohura. Në NATO krenohen me intervencionin në Libi, por tani atje është vendosur "demokracia e drejtpërdrejtë e armatosur" dhe "suksesi" i NATO-s ngjan në këtë vend me një dështim të plotë", - ka shkruar Aleksei Pushkov në Twitter.

Sipas njoftimeve të mediave, më 10 tetor Ali Zeidan u morr me forcë nga persona të panjohur të armatosur prej rezidencës së tij në Tripoli.

Përfaqësuesit e grupit "Qendra e komandës së revolucionarëve të Libisë" pohojnë se Kryeministri është rrëmbyer me urdhëzim të Prokurorisë së Përgjithshme të vendit.