Pritet që Uashingtoni ta bëjë këtë deklaratë gjatë kësaj jave.

Shtetet e Bashkuara filluan të merrnin në konsideratë çështjen e reduktimit të ndihmave për Egjiptin menjëherë pas përmbysjes nga pushteti të Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammed Mursi. Ndryshimi i pushtetit erdhi si pasojë e ndërhyrjes së ushtarakëve egjiptianë, të cilët formuan një qeveri të përkohshme.