Fituesve të shpallur të mërkurën do t'u dorëzohet çmimi më 10 dhjetor në Stokholm në ditën e vdekjes së themeluesit të çmimit Nobel, Alfred Nobel (1833-1896). Java e prezantimit të fituesve të Çmimit Nobel për vitin 2013 do të vazhdojë të enjten, kur do të bëhet i ditur emri i fituesit të çmimit për Letersinë. Shuma e secilit prej Çmimeve Nobel në vitin 2013 është 1,2 milion $.