Banorët lokalë u vunë në kërkim të vendit të rënies së këtij objekti. Në terren ata gjetën dy kraterë mjaft të thellë dhe eshtra të fosilizuara. Dëshmitarët okularë thonë se mbetjet në fjalë ngjajnë me trupin e një alieni, me duar dhe këmbë.

Bashkëpunëtorët e Institutit Teknologjik të Meridës, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes, deklaruan se ka shumë mundësi që ato të jenë pjesë të mbeturinave kozmike​​. Tani të gjitha fragmentet e gjetura të objektit qiellor janë transferuar në Institutin shkencor për studime të detajuara.