Uljen e drejtuan dy instruktorë fluturimi, të thirrur enkas në dhomën e kontrollit të fluturimeve për të ndihmuar pasagjerin. Përkundër faktit se situata po komplikohej për shkak të dukshmërisë së ulët (pilotit fillestar ia verbonte tej mase sytë Dielli) burri ruajti qetësinë.

Siç rezultoi më vonë, fatmirësisht pasagjeri kishte patur më parë përvoja fluturimi, por ai kurrë nuk kishte kryer një ulje. Ai qe në gjendje ta kryente manovrën në provën e tretë.