Kumi Naidoo gjithashtu deklaroi se është i gatshëm të zhvendoset për një kohë të caktuar në Rusi, nëse qëndrimi i tij në vend mund të shërbejë si një garanci për aktivistët e arrestuar, për të cilët ai kërkon lirimin me kusht.

30 aktivistë të "Greenpeace" nga vende të ndryshme u arrestuan nga rojet kufitare ruse në 18 shtator pas përpjekjes për t’u ngjitur në platformën e naftës "Prirazllomnaja" që i përket kompanisë "Gazprom Neft Shelf".