Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut deklaroi se qëllimi i SHBA-së është "përshkallëzimi i konfliktit dhe minimi i paqes dhe stabilitetit në gadishull".

Zemërimi i Koresë së Veriut u shkaktua nga stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut me pjesëmarrjen e një aeroplanmbajtëseje amerikane, të cilat duhej të zhvilloheshin këtë javë, por që u shtynë për shkak të tajfunit. Ende nuk dihet nëse stërvitjet do të zhvillohen më vonë apo do të anulohen fare.

Një zyrtar i Koresë së Veriut paralajmëroi se Koreja e Veriut është e gatshme për dialog, po ashtu si dhe për konfrontim ushtarak.