Më herët u njoftua se në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë u thirr Ambasadori i Holandës, të cilit iu dorëzua një notë proteste në lidhje me sulmin ndaj ndihmësit të këshilltarit të Ambasadës së Rusisë në Holandë, Dimitri Borodin.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në apartamentin e Dimitri Borodin në Hagë hynë persona të armatosur dhe nën "një pretekst krejtësisht të rreme" e rrahëh atë brutalisht dhe e çuan në një stacion policie, ku e mbajtën pothuajse deri në mëngjes dhe më pas e liruan pa kërkuar falje dhe pa dhënë asnjë shpjegim.