Koloneli rus Sergei Safronov, këshilltar i Policisë kombëtare të Liberisë, mori një informacion në lidhje me shitjen e një fëmije për flijim.

"Ishte zjgedhur një grua, e cila duhet të luante rolin e blerëses. Ajo u takua me shitësin e fëmijës dhe ra dakord me marrëveshjen - 150 dollarë, ndërkohë që shitësi ishte vënë në dijeni që fëmijë do të vritet", - treguan në policinë e Rusisë.

Burri u arrestua. Për fëmijën ai ishte një i afërm i largët: djaloshi ra në kujdestarinë e tij pas vdekjes së prindërve të vet.