Burimi i publikimit në qarqet ushtarake pohon se në vend të "S-300 PMU–1", kontrata për furnizimin e të cilave tashmë është nënshkruar, por nuk është plotësuar, Rusia mund t’i japë Iranit komplekse më moderne raketore të mbrojtjes kundërajrore.

Bëhet fjalë për rreth 5 divizione "S-300VM" - "Antey-2500". Për rifillimin e negociatave mbi furnizimin e komplekseve Teherani është i gatshëm të heqë dorë nga pretendimet financiare kundrejt Rusisë, të cilat u shfaqën pas anulimit të kontratës së mëparshme.

Një informacion i ngjashëm është shfaqur edhe më parë në media, por atëherë në Kremlin ky njoftim u përgënjeshtrua pothuajse menjëherë.